Dorëheqja vjen ndërsa ligjvënësit dhe një mbikëqyrës i brendshëm i qeverisë ecin përpara me hetimet lidhur me atentatin ndaj ish presidentit Trump, shkruan CNN.
Cheatle mori vendimin, e vënë nën presion nga thirrjet e vazhdueshme në Kongres për dorëheqjen e saj dhe përpjekja nga ligjvënësit republikanë për ta fajësuar.
Ligjvënësit u zemëruan akoma më shumë pas dëshmisë publike para Komisionit Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve të hënën, ku ajo nuk ishte e gatshme t’u përgjigjej shumë prej pyetjeve të komisionit.