Zëvendëspresidentja amerikane Kamala Harris ka folur me ish-presidentët Barack Obama dhe Bill Clinton, si dhe me ish-sekretaren e Shtetit Hillary Clinton, sipas një burimi të njohur, raporton CNN.
Ky zhvillim ishte pjesë e më shumë se 10 orëve që zv/presidentja i kaloi duke punuar me telefonat për të mbledhur mbështetje nga udhëheqësit demokratë pasi presidenti Joe Biden u tërhoq nga gara presidenciale.
Siç ka raportuar CNN, në më pak se një ditë, Harris arriti t’i vë krah saj më shumë se 100 zyrtarë të partisë, ligjvënës, guvernatorë, liderë të punës dhe drejtues të organizatave të avokimit dhe të të drejtave civile.
Deklarata e Obamës nuk e miratoi kandidimin e Harris, duke zgjedhur në vend të kësaj që për këtë të zhvillohet procesi brenda partisë. Në të kundërt, Clintonët shprehën mbështetjen e tyre për zëvendëspresidenten.