Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Filipçe: BDI është simbol i korrupsionit dhe përçarjeve, LSDM distancohet qartë

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe e refuzoi mundësinë për lidhje me BDI-në dhe e theksoi nevojën për politika që bashkojnë, e jo, siç thotë, që përçajnë.

“LSDM-ja nuk do të lejojë më kurrë që të vendoset në të njëjtën kornizë apo të jetë në vartësi të ndonjë partie, veçanërisht jo të BDI-së. Stigma e korrupsionit që ka mbartur prej vitesh kjo parti është diçka nga e cila ne distancohemi qartë dhe pa mëdyshje. Retorika e tyre dhe ngritja e vazhdueshme e tensioneve etnike si mjet për veprim politik është e papranueshme dhe e rrezikshme. Politikat e tilla nuk kanë vend në shoqërinë tonë multietnike, deklaroi Filipçe në një intervistë për “Nezavisen”.

Ai akuzoi BDI-në për praktika politike që pengojnë përparimin e Maqedonisë. “BDI vazhdon me këto praktika, ndërsa VMRO-DPMNE vetëm përfiton dhe e ndez situatën. Edhe pse publikisht i dënojnë dhe pretendojnë se janë në konflikt, bashkëpunimi i tyre informal është më se i dukshëm. Votimet e mëparshme të përbashkëta në Kuvend, si dhe arratisja misterioze e Artan Grubit, për të cilën morëm shpjegime qesharake nga MPB-ja, vetëm sa konfirmojnë dyshimet se kanë marrëveshje prapaskenike”, tha Filipçe.

Kryetari i LSDM-së Filipçe theksoi se ky bashkëpunim krijon jostabilitet politik dhe prish marrëdhëniet ndëretnike. “Ngjarjet e fundit, si incidentet në Ditën e Flamurit shqiptar, janë rezultat i drejtpërdrejtë i kësaj politike përçarjeje dhe provokimi. Kjo nuk është rruga që duhet të ndjekë Maqedonia. Në vend që të flasim për progres ekonomik, integrim në BE dhe jetë më të mirë për qytetarët, ne vazhdimisht i kthehemi temave që krijojnë tensione dhe konflikte”, deklaroi Filipçe.

Lidhur me bashkëpunimin e ardhshëm me partitë shqiptare, Filipçe nënvizoi se ai do të bazohet në vlerat e përbashkëta dhe transparencën. “LSDM do të punojë me partitë që ndajnë përkushtimet tona për transparencë, reforma dhe ndërtim të politikave që bashkojnë qytetarët dhe jo përçajnë ata. Ne nuk do të lejojmë që çështjet etnike të përdoren si mjet për të mbuluar korrupsionin apo paaftësinë, përfundoi Filipçe.

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni

Lajme

Ligji i ri për tekstet shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm rregullon përgatitjen, përzgjedhjen, miratimin, lëshimin dhe tërheqjen nga përdorimi të teksteve shkollore...

Kosova

Gazetari Berat Buzhala, në emisionin Rubikon në Klan Kosova ka zbuluar informacione shokuese për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Buzhala tha se Kurti, ka...

Maqedonia e Veriut

Koalicioni VLEN në një kumtesë për media i bënë thirrje BDI-së që të marrë masa konkrete për të ruajtur partneritetin strategjik të shqiptarëve të...

Bota

Grenlanda mund të bëhej e pavarur vetëm nëse populli i saj do ta dëshironte atë, por jo një shtet federal i Shteteve të Bashkuara....

Lajme

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se Sektori i Krimit Kibernetik po merr masa për hetimin dhe trajtimin e mashtrimeve telefonike të kryera nëpërmjet...