Besimtarët krishterë ortodoksë sot festojnë Buzmin, një ditë para festës së Krishtlindjeve.
Shënimi i Buzmit në Shkup filloi para Muzeut të Qytetit të Shkupit nën organizimin e Shoqatës së qytetarëve “Këshilli për festën tradicionale të festës së Buzmit” ndërsa qytetaret së bashku me fëmijët dërguan porositë e tyre për këtë festë.
”Porosia është që të ketë paqe në botë, kjo është më e rëndësishme. Besim në Zot , vetëbesim dhe besim në popullin dhe të përfundojë gjithçka mirë”, tha një qytetar.
“Kjo ditë është shumë e rëndësishme. Një ndër festat më të mëdha dhe vërtetë lindja e Krishtit na sjell gëzim dhe bekim. I gëzohemi këtij dielli që sot na ngrohë”, u shpreh një qytetare.
“Kjo ditë është e rëndësishme, e kalojmë me familjen, fëmijët në shtëpi. Kjo është një ndër festat më të bukura. Krishtlindjet dhe pashkët”, shtoi një qytetare.
Sipas kryetares së Shoqatës së qytetarëve në këtë manifestim morën pjesë mbi 3.000 qytetarë nga shumë komuna të Shkupit.
“Qëllimi i Kortezhit të Buzmit është pikërisht ajo që fëmijët prapa janë të lumtur dhe duan të ndajnë lajmin më të mirë, lindjen e Krishtit. Këtu jemi së bashku që të ndajmë dashurinë, lumturinë deri tek të gjithë”, tha Biljana Llonçar – Kryetare e Organizatës “Këshilli për festën e Buzmit”.
Përveç simbolit të yllit që sot mbanin në duar fëmijët ortodoks, simbol i festës së Krishtlindjes është edhe dega e Buzmit me të cilat besimtarët ortodoksë i zbukurojnë shtëpitë në prag të kësaj feste.
Sonte në mesnatë, besimtarët ortodoks kremtojnë lindjen e Krishtit.