Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Taravari: Zgjedhjet lokale janë fundi i karrierës politike të Ali Ahmetit

Ministri i Shëndetësisë dhe njëkohësisht kryetari i partisë Alenaca për Shqiptarët, Arben Taravari, në podkastin “Biznis muabeti“, tha se lideri i BDI-së, Ali Ahmeti do të tërhiqet nga politika më shpejt se sa pritej.

“Se ky është fundi i karrierës politike të Ahmeti, për këtë jam i sigurt. Zgjedhjet lokale do të jenë vula. Kurdo që të mbahen, atëherë do të jetë edhe dorëheqja e Ahmetit, nëse nuk ndodh kjo më herët”, tha Taravari.

Ky koment erdhi si përgjigje ndaj pyetjes nëse pret që lideri i BDI-së të përfundojë në “listën e zezë” të SHBA-së, gjë për të cilën ai tha se nuk do të ishte aspak i habitur, por kjo është çështje e Uashingtonit.

Taravari theksoi se deri tani katër funksionarë të BDI-së janë në “listën e zezë“, ndërkohë që asnjë nga radhët e “integristëve“ nuk është dënuar.

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Advertisement

Trendi

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni