Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

BDI: Standardet e dyfishta në arsim: Pse disa manifestime kulturore janë krenari, e të tjerat provokim?

Sot, Ministrja e Arsimit kërcënon me ndëshkime për një shkollë në Çellopek, sepse fëmijët shqiptarë në një aktivitet kulturor kishin veshur uniforma që përkujtojnë historinë dhe krenarinë e kombit shqiptar, thuhet në reagimin e sotëm të BDI-së.

“Kjo është vazhdimësi e politikave antishqiptare që po zbatohen muajt e fundit, duke sulmuar çdo shprehje të identitetit dhe historisë shqiptare.

Por kur në një shkollë maqedonase në Aerodrom, fëmijët veshën uniforma të Komitëve dhe bënë përshëndetje ushtarake, nuk pati asnjë reagim.

Në atë kohë, Bashkimi Demokratik për Integrim nuk lejoi dhe si do të lejojë që aktivitete të tilla të shndërrohen në një vegël për tensione ndëretnike apo të përdoren për ndarje në shoqëri. Asokohe, përkundër dallimeve, nuk e kemi parë të nevojshme që fëmijët të jenë pjesë e konfliktit politik apo etnik.

Por sot, kjo qeveri ka zgjedhur të sulmojë fëmijët shqiptarë dhe identitetin e tyre kombëtar, duke demonstruar qartë diskriminimin e saj të hapur. Nëse në të kaluarën kemi treguar tolerancë për aktivitete të ngjashme në frymën e bashkëjetesës, kjo nuk i jep kësaj qeverie të drejtën që sot të ndëshkojë shqiptarët për të njëjtat veprime.

Kërkojmë që Ministrja e Arsimit të tërhiqet menjëherë nga kërcënimet ndaj shkollës në Çellopek dhe të ndalojë politizimin e aktiviteteve kulturore të fëmijëve. Çdo përpjekje për të krijuar ndarje dhe diskriminim nuk do të tolerohet. Shqiptarët nuk janë qytetarë të dorës së dytë dhe nuk do të lejojnë që identiteti dhe krenaria e tyre kombëtare të nëpërkëmbet”, thonë nga BDI.

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni

Maqedonia e Veriut

Nga BDI-ja deri tani nuk janë prononcuar dhe nuk kanë dhënë asnjë qëndrim politik rreth aktiviteteve të fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme...

Bota

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan ka lëshuar kërcënime përkundrejt Izraelit, në deklaratat e tij në TV MEMRI, pak pas bastisjeve në objektet...

Lajme

Kallëzime Penale ndaj 12 policëve, të punësuar në stacionet policore të Haraçinës dhe Gazi Babës për “keqpërdorim të pozitës dhe kompetencave zyrtare” si dhe...

Maqedonia e Veriut

Në një reagim ndaj akuzave të LSDM-së, ministri i brendshëm Pançe Toshkovski tha se MPB-ja disponon video materiale ku shihet qartë shkelje e ligjit...

Bota

New York është rankuar si qyteti më i pasur në botë. Sipas një sondazhi nga Henley & Partners dhe New York Wealth, New York...

Maqedonia e Veriut

Këshilli Penal i Gjykatës Penale të Shkupit e ka hedhur poshtë ankesën e avokatit të arratisurit Artan Grubi ndaj gjykatësit të procedurës paraprake dhe...

Kosova

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti do të vizitojë sot Prishtinën Gjatë vizitës në Kosovë, atij do t’i dhurohet celësi i...

Kosova

Qeveria e Republikës së Kosovës zhvilloi dje një mbledhje elektronike, ku miratoi disa vendime të rëndësishme për mbështetje financiare dhe avancimin e disa sektorëve....