Katër përfaqësuesit e komuniteteve fetare i bëjnë thirrje qytetarëve që të mos dorëzohen para asnjë përpjekjeje për të prishur bashkëjetesën, por të vazhdojnë thellimin e solidaritetit respektin për njëri-tjetrin, për simbolet shtetërore e simbolet e të gjitha bashkësive etnike
Me mesazhin për të ruajtur paqen dhe bashkëjetesën në Maqedoni, krerët e komuniteteve fetare në vend i kanë apeluar çdo qytetari për të arsyetuar në një moment të ndjeshëm. Në një takim të përbashkët në ambientet e Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit dhe iu drejtuan çdo qytetari, me thirrje për arsye në një moment të ndjeshëm. Takimi i kulturave të ndryshme sjell mundësinë për të fisnikëruar shpirtin e njeriut dhe për të rritur krijimtarinë e të gjithë shoqërisë, thuhet në njoftim.
“Zoti na dha të jetojmë në një shtet të përbashkët. Prandaj ne, kryetarët e Kryedioqezës së Ohrit, Bashkësisë Fetare Islame, Kishës Katolike, Kishës Metodiste Ungjillore dhe Bashkësisë Hebraike, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë që të mos dorëzohen para asnjë përpjekjeje për të prishur bashkëjetesën, por të vazhdojnë thellimin e solidaritetit të ndërsjellë dhe ruajmë respektin për njëri-tjetrin, për simbolet shtetërore të atdheut tonë dhe për simbolet e të gjitha bashkësive etnike në të”, thuhet në njoftim.
Ai është nënshkruar nga Kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë, z. Stefan, Reis ul Ulema Shaqir Efendi Fetai, Ipeshkvi i Shkupit dhe Dioqezës së Strumicës, z. Kiril Stojanovski, superintendent Marjan Dimov dhe Pepo Levi nga komuniteti hebre. Reagimi i përbashkët vjen pas ndodhive që pasuan festimet me rastin e 28 Nëntorit. Djegien dhe përdhosjen e flamurit shqiptar, e më pas maqedonas, për të cilët policia ka arrestuar disa persona. Tensionet ngritën pikëpyetje lidhur me tolerancën etnike dhe fetare.