Policia e Maqedonisë së Veriut po vazhdon me identifikimin e personave për të cilët MPB thotë se shkaktuan incidente në natën e Festës së Flamurit shqiptar, shkruan gazeta KOHA.
Ministri Pançe Toshkovski sot ka thënë se nga mbrëmë janë arrestuar edhe 17 persona, tre në Prilep që përdhosin dhe djegin flamurin shqiptar, 4 shqiptarë në Shkup (dy të mitur dhe dy të rritur) për përdhosjen e flamurit maqedonas, një në Ohër që ka heq nga shtylla dy flamuj – atë shtetëror dhe shqiptar, në Kumanovë një i mitur dhe të tjerë në qytete tjera.