Prokuroria Themelore Publike- Shkup ka hapur lëndë sipas kallëzimit penal kundër drejtorit të Agjencisë për siguri kombëtare, Bojan Hristovski. Nga Prokuroria konfirmojnë se kanë pranuar denoncim anonim, i cili i është dhënë prokurorit përkatës publik dhe është duke u vepruar. Emërimi i Bojan Hristovskit për drejtor të ri të Agjencisë për siguri kombëtare shkaktoi reagime të shumta në opinion, ndërsa më herët opozita i bëri thirrje Prokurorisë që të hapë procedurë në kuadër të kompetencave të saj dhe të vendosë përgjegjësi për shkelje të mundshme të ligjit me këtë emërim. Javën e kaluar Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit hapi rast për emërimin e Bojan Hristovskit drejtor të ASK-së, pas një parashtrese anonime. Qeveria në seancën e 16 tetorit shkarkoi drejtorin e Agjencisë për siguri kombëtare, Zharko Milloshevski dhe në vend të tij u emërua Hristovski.
Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni
Lajme
Është shkatërruar grupi kriminal “Bellanoca-Baron”, ky është njoftimi i Prokurorisë në lidhje me aksionin policor, në të cilin janë arrestuar katër persona, ndërkaq njëri...
Maqedonia e Veriut
Nga BDI-ja deri tani nuk janë prononcuar dhe nuk kanë dhënë asnjë qëndrim politik rreth aktiviteteve të fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme...
Bota
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan ka lëshuar kërcënime përkundrejt Izraelit, në deklaratat e tij në TV MEMRI, pak pas bastisjeve në objektet...
Lajme
MPB-ja informon se dje pasdite në ora 17:50 në SPB Shkup është lajmëruar se në rrugën “Metodia Andonov – Çento” në Shkup, automjeti i...
Maqedonia e Veriut
Në një reagim ndaj akuzave të LSDM-së, ministri i brendshëm Pançe Toshkovski tha se MPB-ja disponon video materiale ku shihet qartë shkelje e ligjit...
Maqedonia e Veriut
Në Kuvend vazhdon procedura për miratimin e Ligjit për Arsimin e Mesëm. Pas seancës plenare debati zhvendoset në Komisionin amë. Propozim-ligji, që mes tjerash...
Kosova
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti do të vizitojë sot Prishtinën Gjatë vizitës në Kosovë, atij do t’i dhurohet celësi i...
Maqedonia e Veriut
Këshilli Penal i Gjykatës Penale të Shkupit e ka hedhur poshtë ankesën e avokatit të arratisurit Artan Grubi ndaj gjykatësit të procedurës paraprake dhe...