Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se pas mesnatës, në ora 01:15 në afërsi të fshatit Bogorodicë, është kapu në flagrancë 36-vjeçari nga Kosova me iniciale Z.M. duke trafikuar emigrantë, me ç’rast edhe është privuar nga liria
Bashkë me të ishte edhe një shofer tjetër me veturë “Audi” pa targa, po ai është arratisur dhe mbetet i pakapshëm për Policinë.
“Sot (26.10.2024) në ora 01.15 nëpunësit policorë të Stacionit policor në vendkalimin kufitar Bogorodicë, në afërsi të fshatit Bogorodicë kanë ndaluar automjetin “Seat altea” me targa të Kosovës, me shofer Z.M.(36) nga Kosova. Gjatë kësaj, në veturë janë gjetur tetë emigrantë ilegalë, prej të cilëve shtatë nga Siria dhe një nga Egjipti. Bashkë në veturën “Seat Altea” ka lëvizur edhe vetura “Audi” pa targa, e cila nuk ka ndaluar në sinjalizimin nga policia, por është larguar nga vendi i ngjarjes, kurse pas një kohe të shkurtër nga ai kanë dalë tetë persona emigrantë ilegalë, prej të cilëve gjashtë nga Kuvajti dhe dy nga Siria, kurse shoferi është arratisur. Z.M. është privuar nga liria dhe ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB-ja.