Connect with us

Hi, what are you looking for?

Sport

500.000 £ në javë, City ka gati super ofertën për superyllin, Erling Haaland

Manchester City duket se ka bërë gati një kontratë të re të pasur për Erling Haaland, i cili ka përfunduar në shënjestrën e Real Madrid dhe Barcelona-s kohët e fundit.Sipas Mirror, drejtuesit e Manchester City janë të bindur se norvegjezi do të nënshkruajë një marrëveshje të re me 500.000 £ në javë.Klubi ka patur biseda pozitive me menaxheren Rafaela Pimenta për një riovim të mundshëm të kontratës me dy vite.

Haaland, kontrata aktuale e të cilit do të skadojë në qershor 2027, fiton 375,000 £ në javë tani. 24-vjeçari gjithashtu ka një klauzolë lirimi prej 150 milionë £ dhe një marrëveshje e re mund të shohë që shuma të rritet në 200 milionë £.

Në përgjithësi, Haaland ka regjistruar 105 gola dhe 14 asiste në 114 ndeshje gjithsej për klubin e tij që nga largimi nga Borussia Dortmund në vitin 2022.

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Advertisement

Trendi

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni