Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

3 javë asnjë gjurmë nga ish zv.kryeministri Artan Grubi, i cili tha se shkoi për vizitë private, por nuk u kthye më në Maqedoni

Kanë kaluar 23 ditë që kur ish zv.kryeministri Artan Grubi, udhëtoi për vizitë private në Kosovë. Sapo të kryente obligimet, do të kthehej në shtëpi pranë familjes. Por deri më sot, si duket vizita dhe obligimet ende nuk i kanë përfunduar. Përpos Grubit, në Maqedoni nuk ndodhet as Përparim Bajrami, ish drejtor i Lotarisë Shtetërore. Për të dy, Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur fletarreste ndërkombëtare, pasi Gjykata Penale caktoi paraburgim 30 ditor.

Alsat kontaktoi me avokatin e Artan Grubit, Vlladimir Donevski. Nuk deshi të zbulojë detaje të reja për atë se ku ndodhet klienti i tij dhe nëse do të kthehet në Maqedoni. Tha se nuk dëshiron të zbulojë asgjë tjetër përpos asaj që e ka theksuar në komunikatën zyrtare për media, e ku thuhet se nuk ka asnjë bazë për vepër të kryer penale për të cilën akuzohet Grubi.

Alsat kontaktoi edhe me avokatin e Përparim Bajramit, Antonio Apostolloski. Na tha se nuk e di se ku ndodhet klienti i tij dhe nuk dëshiron të ndajë informacione të reja me qëllim që të mos dëmtohet procesi gjyqësor. Apostolloski rreth tre javë më parë, pati thënë se Bajrami nuk është arratisur por tanimë disa muaj nuk gjendet në Maqedoni.

Për vendndodhjen e Grubit, kohëve të fundit pati përplasje të shumta politike. Patitë shqiptare në pushtet këmbëngulnin se Grubi ndodhej në Shqipëri, ndërsa MPB nuk ka dhënë ende informacion zyrtar për vendndodhjen. Ndërkohë lideri i BDI-së Ahmeti, kohë më parë tha se Grubi ndodhet diku në hapësirat shqiptare dhe është mirë. Tha se do të kthehej në Maqedoni por jo para një drejtësie selektive dhe hakmarrëse.
Bajrami si i parë dhe Grubi si i dytë, janë të dyshuar se kanë dëmtuar buxhetin shtetëror për mbi 8.2 milion euro. Ata akuzohen për kryerjen e veprës penale “mashtrim në shërbim” sipas nenit 354 të kodit penal, e cila parashikon dënim me të paktën katër vjet burg. Përpos tyre, të dyshuar janë edhe katër persona të tjerë, të cilëve u është marrë pasaporta e për ta parashihet së paku 5 vjet burg.

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni

Opinion

Në rrjetet sociale në shumicën e rasteve kur lexoni ndonjë shkrim për histori ajo rezulton të jetë thjesht gënjeshtër, sot do të lexoni për...

Maqedonia e Veriut

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe e refuzoi mundësinë për lidhje me BDI-në dhe e theksoi nevojën për politika që bashkojnë, e jo, siç thotë,...

Lajme

Ligji i ri për tekstet shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm rregullon përgatitjen, përzgjedhjen, miratimin, lëshimin dhe tërheqjen nga përdorimi të teksteve shkollore...

Maqedonia e Veriut

Kryeministri Hristijan Mickoski ka komentuar deklaratën e Ali Ahmetit, i cili tha se Grubi ndodhet në hapësirat shqiptare dhe se do të kthehet në...

Bota

Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë ka folur për “skandalin e shtrëngimit të duarve”, pra faktin se lideri de fakto i Sirisë, Abu...

Lajme

Universiteti i Tetovës ka nisur procedurën ligjore për shkarkimin nga puna të Artan Grubit, i cili mban vendin e punës asistent profesor në Fakultetin...

Maqedonia e Veriut

Koalicioni VLEN në një kumtesë për media i bënë thirrje BDI-së që të marrë masa konkrete për të ruajtur partneritetin strategjik të shqiptarëve të...

Maqedonia e Veriut

Besimtarët krishterë ortodoksë sot festojnë Buzmin, një ditë para festës së Krishtlindjeve. Shënimi i Buzmit në Shkup filloi para Muzeut të Qytetit të Shkupit...