Connect with us

Hi, what are you looking for?

Politikë

10 vite nga fillimi i Procesit të Berlinit

Liderët e Ballkanit Perëndimor, përfaqësues të BE-së dhe mbështetës të procesit nga radhët e vendeve anëtare, u mblodhën në Berlin në 10 vjetorin e fillimit të Procesit të Berlinit. Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula Fon Der Lajen tha se zgjerimi është rikthyer si prioritet i BE-së kurse plani i rritjes për vendet kandidate dhe Kosovën, është një hap më afër tregut të përbashkët me unionin.

“Ne kishim nevojë për një urë mes tregut të përbashkët rajonal dhe tregut të përbashkët evropian dhe kjo urë është plani ynë i rritjes për Ballkanin Perëndimor, investim 6 miliard eurosh. Plani i rritjes dhe procesi i Berlinit janë të ndërthurur. Me planin e rritjes ne hapim dyert në sektorë të ndryshëm të tregut të përbashkët të BE-së dhe për ta shfrytëzuar atë, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të zbatojnë reforma të caktuara”, tha Ursula Fon Der Lajen, presidente e Komisionit Evropian.

Kancelari gjerman Olaf Sholc, si nikoqir i samitit, bëri thirrje për rikthimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Na duhet një dinamikë e re… do t’u thosha miqve nga Beogradi dhe Prishtina sot: Ju lutem mos lejoni që e kaluara t’ju frenojë në rrugën drejt një të ardhmeje paqësore dhe prosperuese. Jam i bindur se kjo e ardhme gjendet në BE dhe ekziston vetëm një rrugë që çon atje: zbatimi i plotë i marrëveshjeve të arritura”, tha Olaf Sholc, kancelar i Gjermanisë.

Procesi i Berlinit ka nisur në vitin 2014 me qëllim të bashkëpunimit më të ngushtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ndër çështjet që janë diskutuar vazhdimisht janë ato për Tregun e Përbashkët Rajonal dhe ajo për përshpejtim të rritjes ekonomike dhe krijim të vendeve të punës përmes lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave. Asnjëra prej tyre nuk është zbatuar sipas dinamikës dhe planit fillestar. Arritja e vetme deri tani është marrëveshja për “roaming” apo heqjen graduale të tarifave për telefoninë mobile dhe internetin, që ka hyrë në fuqi në vitin 2023.

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni

Blog

Në vitin 1983 Ekonomisti konservator amerikan Thomas Sowell realizon një intervist ku arsyeton se vendet që kanë qenë të kolonizuara janë më të zhvilluara...

Maqedonia e Veriut

Gjuajte me armë janë regjistruar gjatë kësaj pasdite në Çair. Thuhet se në këtë gjuajtje me armë që ka ndodhur në afërsi të Stadiumit...

Bota

Partia Social-Demokrate e Rumanisë, aktualisht në pushtet, është në prag të shënimit të fitores në zgjedhjet parlamentare, për të nisur më parë bisedimet për...

Lajme

Sipas Ligjit për Festat, 8 dhjetori, kur festohet Shën Klimenti i Ohrit, është festë shtetërore dhe ditë pushimi për të gjithë qytetarët. „Duke marrë...

Maqedonia e Veriut

LSDM më në fund ka pranuar atë që qytetarët e kanë kuptuar prej kohësh, Bashkimi për Devalvimin e Institucioneve (BDI) është një barrë e...

Bota

Koreja e Jugut është zhytur në pasiguri politike pas shpalljes së gjëndjes së jashtëzakonshme ushtarake nga presidenti në një fjalim publik befasues natën vonë të...

Kosova

Një traktor për të cilin u bë pazari 13 vjet më parë, u bë sebep i plagosjes së dy të rinjve në Prishtinë. 32-vjeçari,...

Maqedonia e Veriut

Një shtetase e Brazilit me ndihmën e dy shtetasve të RMV-së dhe persona nga Portugalia, kanë rekrutuar vajza nga Brazili që të merren me...